Sigal

Nuk ia ka dalë Klevis Luka, 22-vjeçari shqiptar, rezident në Livorno që kishte mbetur i plagosur rëndë në një aksident mëngjesin e së martës. I riu ishte shtruar në spitalin fiorentin Careggi por zemra e tij pushoi së rrahuri sot pasdite.

Luka ishte në drejtimin e makinës që papritur u përplas me një kamion të ndaluar në një zonë parkimi në autostradë mes Montopoli dhe Pontedera. Në vend humbi jetën një pasagjer, një tjetër i ri rezident në Livorno me origjinë nigeriane, 21-vjeçari Oduware Imafidon.

Klevis Luka 1

Klevisi punonte me nënën e tij në piceri “Da Matilde”, një nga më të njohurat në qytet. I lindur në Tiranë, por livornez për shkak të adaptimit dhe njohjes në qytet, Klevis sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, po ngiste “Fiat Grande Punto” dhe po kthehej në Livorno me mikun e tij “Odu”.

Por mes Montopolit dhe Pontedera, i riu humbi kontrollin e makinës duke u përplasur fillimisht me barrierat e rrugës dhe më pas tek një kamion i parkuar.