Punonjësja e aeroportit harroi të vendosë frenat e dorës, furgoni godet avionin e kancelares Merkel në Dortmund

524
Sigal

Një furgon ka goditur avionin e kancelares, Angela Merkel. Një grua teksa po drejtonte një furgon në aeroport, ka harruar të shtypë frenat e furgonit, i cili në shpejtësi të ulët ka goditur avionin e kancelares gjermane Angela Merkel.

Avioni i kancelares gjermane, Merkel gjendej në aeroportin e Dortmundit, ku para se të ngrihej në fluturim, është ndalur një grua për të fotografuar avionin e kancelares gjermane.

Gruaja e emocionuar ka harruar të tërheq frenat e furgonit së saj, ku më pastaj furgoni ka filluar të lëvizë vetë në drejtim të avionit, i cili më pas është përplasur lehtë me avionin. Gruaja e lartpërmendur ishte punonjëse e aeroportit dhe po drejtonte furgonin e punës. Ndërsa Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbrëmë është kthyer me helikopter në Berlin pasi, avioni pësoi një avari të vogël gjatë goditjes nga fugoni.