Punësimi në Gjermani, procedura të lehta dhe adresa ku duhet të trokisni

483
Sigal

Profesionet më të kërkuara për shqiptarët

 

Dezdemona Porja

 Për të gjithë ata
që janë të interesuar të konkurrojnë për një vend pune në Gjermani ambasada
gjermane ka vënë në funksion të tyre një link: http://www.make-it-in-germany.com/en.
Për të konkurruar për vendet e punës, është e nevojshme të tregoni se keni
nivel arsimor dhe të respektohen rregullat e lejes së qëndrimit në Gjermani.
“Ekziston një shans për punonjësit të cilët nuk janë nga BE-ja për të marrë
vende pune, pasi këto profesione kërkohen shumë në Gjermani, pasi nuk ka
kandidatë të mjaftueshëm të brendshëm”, thekson Agjencia Gjermane e Punësimit.

Në portalin e
Rrjetit Evropian të të dhënave të punësimit, raportet tregojnë se dje Gjermania
ka hapur konkurs për 267 144 vende të lira pune. Ambasada Gjermane në Tiranë ka
publikuar një udhëzues për të gjithë ata persona që janë të interesuar të
punësohen me dokumente të rregullta në Gjermani.

 

Kategoritë e
punësimit

 

Personat që mund të
punësohen me dokumente të rregullta ndahen në dy kategori: Ata që kanë një vend
të garantuar pune nga punëdhënësi e që përmbushin kushtet për një lëshim vize
dhe ata që kanë kualifikime të veçanta pune.

Në mënyrë që
kërkesa juaj për vizë të mund të shqyrtohet shpejt, këshillohet që të
respektohet proçedura në vijim: Para se të caktoni një takim për aplikim për
vizë, ju duhet të keni dokumentacionin në vijim: Ofertën me karakter detyrues
të vendit të punës apo kontratën tashmë të nënshkruar të punës ose kualifikimit
profesional me një punëdhënës konkret apo ndërmarrje, që ofron kualifikimin
profesional në Gjermani dhe miratimin paraprak të autoriteteve gjermane
përgjegjëse për punësimin.

 

Profesionet që kërkohen

 

Asistent teknik;
Inxhinier mekanik; Elektricist; Instalues elektrik; Elektricist për ndërtimin;
Hidraulik; Teknik i ngrohjes; Punëtor pa kualifikime për ujë; Shofer; Monitorim
i infrastrukturës hekurudhore; Mirëmbajtja e infrastrukturës në hekurudhat;
Infermierë në pediatri; Infermierë në kirurgji; Infermierë në klinikë;
Anesteziolog; Ndihmës anesteziolog; Kujdestarë për të moshuar; Specialistë në
klinika gjeriatrike; Specialistë në onkologji; Specialistë në endoskopi;
Specialistë në nefrologji; Specialistë në rehabilitim; Profesionistë të
shëndetësisë; Teknikë kompjuterësh; Hidraulikë; Muratorë; Mekanikë mjetesh;
Gomistë.