Publikohet numri i të humburve në zjarrin masiv në Londër

472
Zjarri masiv që shpërtheu nga flakët në pallatin Grenfell Tower në Londër ka tronditur mbarë opinionin e gjerë për shkak se numri i të vdekurve sa vjen e rritet ndërsa të humbur rezultojnë ende 70 vetë.
Qentë e trajnuar posaçërisht po ndihmojnë në procesin e kërkimit të ngadalshëm, sepse ato janë më të lehtë se njerëzit dhe mund të mbulojnë zonat më sfiduese për të hyrë, sidomos në katet e sipërme.
Gjatë gjithë të premtes, gjashtë motorë zjarri dhe 35 zjarrfikës dhe oficerë ishin në vendin e ngjarjes së Grenfell Tower, e cila ishte skena e një zjarri vdekjeprurës të mërkurën.
Rreth 70 vetë thuhet se mungojnë dhe policia ka konfirmuar se së paku 30 njerëz kanë vdekur por duke qenë se nuk janë gjendur ende pritet që shifra të rritet ndërsa kërkimet vazhdojnë.
Sigal