Publikohet harta LIVE, shikoni në kohë reale vendndodhjen e të prekurve nga koronavirusi

444
Sigal

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë Kinën dhe numri i të prekurve po shtohet dita ditës.

Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se deri tani janë 107 viktima dhe të prekurit kanë kapur shifrën mbi 4 mijë persona.

Kina nuk është vendi i vetëm ku është përhapur virusi, pasi harta me të prekur është zgjeruar dhe shumë vende të Evropës kanë konfirmuar rastet e para.

Sot është publikuar dhe harta ku mund të shihen live, se ku ndodhet personat që janë konfirmuar si të prekur nga ky virus vdekjeprurës.

HARTËN LIVE E SHIKONI KËTU

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën 107 personave brenda katër ditëve, ndërsa mbi 2 mijë të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur.

Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksioni mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët.