Publikohet audio me paralajmërimin për pilotët rus

70
Ushtria turke ka publikuar një sekuencë audio ku dëgjohen paralajmërimet që iu dhanë avionit rus që u qëllua në kufi me Sirinë.
“Ndryshoni drejtimin tuaj menjëherë,” dëgjohet një zë në anglisht. Turqia tha se ishte përpjekur të shpëtonte dy pilotët e avionict SU-24.
Njëri prej tyre u vra nga armë zjarri pasi u hodh me parashurtë nga avioni që ishte i përfshirë nga flakët.
Piloti tjetër arriti të shpëtonte. Një ditë më parë ai mohoi se turqit i kishin paralajmëruar apo se edhe kishin shkelur hapësirën ajrore turke.
Avioni i goditur u përplas në kufirin mes dy vendeve (Turqi-Siri), incident që presidenti rus, Vladimir Putin e përshkroi si një thikë pas shpine dhe paralajmëroi për pasoja serioze.
Më vonë, Moska prishi kontaktet ushtarake me Ankaranë dhe deklaroi se do të përdorte sistemin më të avancuar të raketave në Siri për të shkatërruar çdo objekt që kërcënon avionët e saj të luftës.
SHBA-ja, Bashkimi Europian dhe Kombet e Bashkuara kanë bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë.


• Video e qëllimit të avionit rus