Publikohen fotot/ Si duket tani bastioni i ISIS pas hedhjes së “nënës së të gjitha bombave” nga SHBA

561
Ndërtesa të shkatërruara dhe pemë të thyera, janë gjithçka që ka mbetur në bastionin e ISIS, ku SHBA hodhi të ashtuquajturën “nëna e të gjitha bombave” MOAB.
Fotot e publikuara së fundmi tregojnë efektin shkatërrues të bombës GBU-43 që u përdor për të vrarë militantët e ISIS më herët këtë muaj në Afganistan, pas sulmit kimik që u bë në Siri, ku mbetën 100 të vrarë. Foto tregojnë malet e mbulura nga mbetje, pemë të djegura dhe struktura ndërtesash të shkatërruara. Shpërthimi masiv, i cili shkatërroi një sërë tunelesh të përdorura nga luftëtarët e ISIS në provincën Nangarhar, frikësoi edhe banorët që jetonin 20 milje larg përtej kufirit në Pakistan, shkruan The Sun.

Dëshmitarët thanë se shpërthimi ishte aq i zhurmshëm sa që kujtuan se bombat u hodhën në fshatin e tyre nga avionët amerikanë që synonin të vrisnin militantët e ISIS në Pakistan. Shah Vali, që jeton disa milje larg, tha se shpërthimit kolosal e zgjoi nga gjumi. “Po flija ndërkohë që dëgjova një shpërthim të fuqishëm. Më pas pashë dhjetëra fshatarë që dolën nga shtëpitë e tyre,” rrëfen ai.
Sigal