Publikimi i dokumentave sekrete, Papa: Të vjedhësh dokumenta është krim

472
Për herë të parë sot gjatë meshës së të dielës në sheshin Shën Pjetro në Vatikan, Papa Francesko flet për skandalin e ashtuquajtur Vatileaks 2, i cili çoi në urdhër-arrestin ndaj dy fuksionarëve të lartë, imzot Lucio Vallejo Balda, Sekretari i Prefekturës së çështjeve ekonomike në Selinë e Shenjtë e këshilltares për reformën ekonomike në Kurinë Papale, Franceska Chaouqui.
“Të dashur vëllezër e motra, u shpreh, Papa Francesko, di se shumë prej jush janë shqetësuar nga lajmet e ditëve të fundit mbi marrjen e publikimin e dokumentave sekrete të Selisë së Shenjtë. Për këtë fakt dua t’ju them para së gjithash se të vjedhësh këto dokumenta është një krim. Është një akt i shëmtuar që nuk ndihmon. Unë vetë kisha kërkuar të bëhej ky studim e ato dokumenta unë e bashkëpunëtorët e mi i njohim mirë duke marrë masat e duhura që kishin nisur të japin frutet e para dhe pse të padukshme.”
“Prandaj dua t’ju siguroj, tha Ati i Shenjtë, se ky fakt i trishtë nuk më largon nga puna e refromës që po cojmë prpara së bashku me bashkëpunëtorët e mi e me mbështetjen e të gjithëve ne. Me mbështetjen e të gjithë Kishës që ajo të rinovohet me lutjen e të përditshmen e shenjtë të cdo pagëzimi. Prandaj ju falenderoj e kërkoj të luteni për Papën e për Kishën, pa u shqetësuar por duke ecur para me besim e shpresë.”
Skandali Vatileaks 2 u zbulua falë hetimit nga Xhdarmëria e Vatikanit në bashkëpunim me Gjyqësorin Italian.
Personat e arrestuar dyshohen të jenë shkaktarët e vjedhjes së disa dokumentave sekrete të Vatikanit e që janë përdorur për realizmin e dy librave ende të pa botuar, mbi administrimin e financës së Selisë së Shenjtë; “Avarizia” të kronistit të medias Espresso Emiliano Fittipaldi e “Via Crucis” e gazetarit të Mediaset Gianluigi Nuzzi.
Lucio Angelo Vallejo Balda e Franceska Imamcolata Chaouqui bënin pjesë në komisionin COSEA, ngritur në Vatikan më vitin 2013, për studimin e organizmin e strukturës ekonomiko-administrative të Selisë së Shenjtë me qëllim mbikqyrjen e të gjitha dokumenteve e llogarive të cdo dikasteri, në kuadër të një reforme për të reduktuar shpenzimet, si dhe për të administruar sa më mirë strukturat e brendshme të Vatikanit.
Në kuadër të Reformës së Kurisë Papale ka qënë vetë Sekretari i Prefekturës së Cështjeve Ekonomike në Selinë e Shenjtë, Imzot Lucio Angelo Vallejo Balda i cili ka emëruar Chaouqui si anëtare të këtij komisioni. Disa herë emri i kësaj nëpunëse ka qënë në qëndër të polemikave mediatike sic qe rasti i një tweet të saj mbi dyshimin e sëmundjes së leucemisë për Papën e Nderit Benedikti i XVI.
Në mars të 2014 në përfundim të punimeve të komisionit COSEA, Papa Francesko lë Imzot Lucio Angelo Vallejo Balda, jashtë emërimit në dy organizmat e reja të transparencës ekonomiko-financiare të Vatikanit; Sekretaria për Ekonominë e Këshili për Ekonominë.
Sekretari i Prefekturës së Cështjeve Ekonomike në Selinë e Shenjtë, Imzot Lucio Angelo Vallejo Balda e Franceska Imamcolata Chaouqui akuzohen për shpërndarjen e dokumentave të rezervuara të COSEA, komisionit referues për problemet ekonomike e administrative të Selisë së Shenjtë me qëllim publikimin e dy librave mbi financën vatikanase.
Sigal