Publicistit Veton Surroi: Marrëveshjet me Serbinë, dekompozim i Kushtetutës

412
Marrëveshjet me Serbinë janë një dekompozim i Dokumentit të Ahtisarit dhe i Kushtetuës së Kosovës.
Ka qenë kjo deklarata e publicistit, Veton Surroi, gjatë forumit me temë “Të largosh mjegullën e një konflikti” organizuar nga Instituti Kosovar i Paqes.
Ai është shprehur se Kosova ka hyrë në bisedime e papërgatitur, duke bërë edhe gabime fondamentale.
“Pala kosovare, ajo serbe si dhe bashkësia ndërkombëtare që qëndron ndërmjet, e kanë pranuar parimin se asociacioni i komunave mund të ekzistojë si zgjidhje edhe pa e njohur pavarësinë e Kosovës. Një gjë e tillë përbën dekompozim të Paketës së Ahtisarit si dhe të Kushtetutës së Kosovës”.
Surroi shtoi se një tjetër gabim i bërë nga qëveria kosovare është paqartësia e procesit të diskutimit, pasi sipas tij, diskutimet nuk e kanë të përcaktuar përfundimin e tyre.
Sigal