Prova e bombës me hidrogjen, OKB mbledhje urgjente

452
Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë sot një takim urgjent në Nju Jork përsa i përket njoftimit nga Pheniani të një prove të re bërthamore koreano-veriore, njoftuan diplomatët. “Takimi u kërkua nga SHBA-ja dhe Japonia dhe do të marrë formën e bisedimeve me dyer të mbyllura mes 15 vendeve anëtare”, theksoi zëdhënësja e misionit amerikan në OKB, Hagar Chemali.
“SHBA-ja nuk është në gjendje të konfirmojë për momentin se një provë është kryer”, shtoi ajo. Ajo nënvizoi se Uashingtoni dënon çdo shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe i kërkoi Koresë së Veriut të respektojë detyrimet ndërkombëtare dhe angazhimet e tyre. Koreja e Veriut konfirmoi se kishte kryer sot provën e parë të sukseshme me hidrogjen, një pretendim që do të rritet, nëse verifikohet.
Pheniani ka testuar tre herë bombën atomike A, në 2006, 2009 dhe 2013. Disa rezoluta të OKB-së i ndalojnë Phenianit çdo aktivitet bërthamor apo që lidhet me teknologjinë e raketave balistike.
Sigal