Protestë për lirimin e Haradinajt

428
Sigal

Mediat kosovare
shkruajnë se sot do të mbahet protestë gjithë popullore për lirimin e
ish-kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Protesta mbahet me
moton “Kundër fyerjes dhe padrejtësisë” në qytetet Prizren, Gjilan, Pejë,
Mitrovicë, Gjakovë dhe Ferizaj dhe fillon në ora 11:55.

Lideri i AAK-së është
arrestuar javën e kaluar nga autoritetet franceze në bazë të një flet arresti
të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.