Protestë në Luginën e Preshevës, kundër diskriminimit nga Serbia

412
Qytetarë të shumtë të Luginës së Preshevës kanë protestuar sot në sheshin para Kuvendit Komunal në kërkim të të drejtave të nëpërkëmbura të Serbisë.
Para vendit të Lapidarit, ata kanë kërkuar kthimin e lapidarit. Ndërsa kanë kundërshtuar politikën diskriminuese të Serbisë, zëri i protestuesve sot është ngritur edhe ndaj qeverisjes lokale në Preshevë, duke kërkuar sqarim prej kryetarit të kësaj komune Ragmi Mustafa për dhënien e mirënjohjes kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq.
“Jemi këtu kundër diskriminimit serb dhe pushtetit lokal, jemi këtu për të kërkuar drejtësi. Kjo protestë e përkrahur nga shumë organizata, ka për qëllim ngritjen e zërit për padrejtësitë tona që është duke u shkelur ky popull me shekuj”, tha kryetari i OVL-së së UCPMB-së në Preshevë, Nazmi Hajredini.
Ai tha se jemi edhe kundër udhëheqësis sonë pasi me praninë e pushtetarëve tanë po shkelet mbi gjakun e dëshmorëve.
Protesta e sotme është organizuar nga OVL e UÇPMB-së dhe shoqëria civile. Ndërkohë që forcat operative ët policisë serbe ishin në numër të konsiderueshëm, nuk është regjistruar ndonjë incident, protestuesit janë shpërndarë të qetë.
Marrë nga: RTK
Sigal