Protestë me dele nëpër rrugët e Lionit

543
Fermerët dolën në rrugë me qindra dele në një shesh qendror të qytetit francez, Lion, për të protestuar kundër vendimit qeveritar për mbrojtjen e ujqërve, të cilët i fajësojnë për ngordhjen e bagëtive dhe për humbje të mëdha financiare.
Ujqit europianë janë gjuajtur deri në zhdukje në Francë në vitet e ’30-ta, por një çift ka kaluar në Alpe nga Italia në fillim të viteve të ’90-ta dhe tani numërojnë rreth 360 në tufa të shpërndarë nëpër tërë vendin, thonë grupet që mbrojnë kafshët.
Me rritjen e popullatës së tyre, ata kanë mësyrë në masë të madhe tokën bujqësore.
“10,000 kafshë vriten çdo vit nga ujqit”, shkruan një prej banerëve.
Michele Boudoin, president i Federatës Kombëtare të Deleve, ka thënë se ujqit po u shkaktojnë fermerëve dhe prodhuesve të produkteve nga kafshët, 26 milionë euro humbje në vit në krahasim me 1.5 milion euro sa ishin më 2004.
“Mjaft më me ujqit”, thotë Boudoin. “Dikur vjen koha kur duhet të zgjidhni mes fermerëve dhe ujkut”.
Fermerët po kërkojnë që t’u lejohet vrasja e ujqve që sulmojnë kopetë e tyre.
Sigal