Protestat në Maqedoni, vendi në kaos

462
Sigal

Ministrat e partive të minorancës, përfshirë ata shqiptarë, paralajmërojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet lokale të marsit

Lideri i partisë më të madhe maqedonase në opozitë, Branko Crvenkovski, lajmëroi se ministrat e partive të minorancës, përfshirë ato shqiptarë, nuk do të marrin më pjesë në punën e qeverisë dhe se do të bojkotojnë zgjedhjet lokale të marsit. Aktualisht, fqinji ynë lindor është duke përjetuar një situatë të ndezur politike, për shkak të përballjeve të palëve mbi buxhetin e vitit 2013, i cili ka ngjallur shumë polemika. Do të organizojmë dhe mbështesim çdo formë mosbindje dhe rezistence civile, përfshi manifestime, protesta dhe bllokime rrugësh”, deklaroi ish-kryeministri Crvenkovski, për agjencinë e lajmeve “Tanjug”. Ai shtoi se në axhendën e afërt të lëvizjes opozitare, parashikohet të premten bllokimi për gjysmë ore i rrugëve kryesore në vend dhe të shtunën një protestë përpara selisë së partisë udhëheqëse në vend, VMRO-DPMNE-së, në Shkup.

Crvenkovski, gjithashtu se, nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të marsit dhe as në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pa marrë më parë garanci të qarta se vota do të jetë e ndershme dhe e lirë. Nga ana e tij, presidenti i Maqedonisë, George Ivanov dënoi incidentet e ndodhura të hënën përpara Parlamentit të Maqedonisë, kur gjatë përleshjeve midis grupeve opozitare dhe mbështetësve të shumicës, 11 policë dhe gjashtë deputetë u lënduan.

Bild: Shqetësim për situatën politike në Maqedoni!

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bild, ka shprehur shqetësim lidhur me situatën politike dhe tensionet në Maqedoni. “Janë shumë lajme shqetësuese nga Shkupi për mënyrën se si policia ka hyrë në Parlament dhe i ka nxjerrë jashtë deputetët e opozitës. Demokracia e Bashkimit Evropian nuk duhet të funksionojë kështu”, – ka shkruar shefi i diplomacisë suedeze dhe një nga figurat kryesore të politikës evropiane, Karl Bild, në profilin e tij në “Twitter”. Edhe diplomatë të tjerë të vendeve anëtare të BE-së kanë shprehur shqetësim lidhur me situatën e djeshme dhe tensionet në Shkup, që pasuan për shkak të buxhetit 2013 dhe protestave të opozitës.