Protestat në Iran, SHBA: Regjimi iranian po shkel të drejtat e popullit të tij

554
Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley vlerësoi protestat e Iranit si një ‘shfaqje të fuqishme të njerëzve të guximshëm’. Ajo njoftoi sot se mbarë bota po e vëren se çfarë po bëjnë autoritetet në Iran, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit në fokus situata iraniane.
“Regjimi iranian po shkel të drejtat e popullit të tij”, u shpreh , duke denoncuar shpenzimet e armatimit iranian në kurriz të mirëqënies së popullit.
“Mesazhi i këtij populli është të ndalet së mbështeturi terrorizmin”, tha diplomatja duke kërkuar rivendosjen e internetit në Iran. Uashingtoni paralajmëroi Iranin në OKB, mbarë bota po e shikon se çfarë po bëni.
Sigal