Protestat masive në Jordani, detyrojnë qeverinë të tërhiqet nga rritja e taksave

479
Sigal

Populli jordanez duket se ia doli përballë rritjes drastike të çmimeve. Mijëra protestues dolën në rrugë kundër vendimit për rritjen e çmimit të naftës, çka çoi në rritjen edhe të çmimeve të tjera, por edhe të një projektligj të tatimit mbi të ardhurat. Protestat i kushtuan detyrën kryeministrit. Pasardhësi i tij, Omar Razzaz njoftoi të enjten se është arritur një marrëveshje për të tërhequr një ligj të propozuar të tatimit mbi të ardhurat që ka shkaktuar një javë protesta të zemëruara.

“Është gjetur një marrëveshje për të tërhequr projektligjin,” i tha Razzaz gazetarëve pas takimit me ligjvënësit, pa caktuar një datë të fortë për parlamentin që ta dërgonte legjislacionin në qeveri.

Demonstratat kanë tronditur kryeqytetin Amman dhe disa qytete të tjera për më shumë se një javë që kur qeveria miratoi një projekt ligj të tatimit mbi të ardhurat që synonte rritjen e taksave mbi të punësuarit me të paktën pesë për qind dhe mbi kompanitë nga 20 deri në 40 për qind dhe njoftoi rritjen e çmimeve të reja mbi rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Mijëra jordanezë të zemëruar dolën në rrugë për të kërkuar që qeveria të heqë dorë nga reformat jo-popullore, nxitur nga politikat e udhëhequra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që ata pretendojnë se kanë shkatërruar standardet e jetesës.