Protestat e rumunëve kundër korrupsionit në ditën e tretë

516
Rreth 20 mijë të rinj mbushën sheshin Universiteti të Bukureshtit në natën e tretë të protestave kundër korrupsionit dhe sistemit që i mbron të korruptuarit.
Qytetarëve nuk u mjafton dorëheqja e kryeministrit Viktor Ponta, i cili u zëvendësua përkohësisht nga ministri i arsimit.
Ata kërkojnë ndryshim rrënjësor të politikës dhe adminsitratës publike, të cilën e shohin gjerësisht të korruptuar. Trazirat në Rumani nisën pas zjarrit që përfshiu një klub nate, si pasojë e të cilit 32 persona humbën jetën.
Teksa protestuesit kërkojnë lidership të ri dhe klasë të re politike, shenjat për përçarje të koalicionit qeverisës duken të zbehta.
Presidenti i vendit Klaus Iohanis ndërkohë po zhvillon konsultimet me partitë politike dhe shoqërinë civile për të propozuar emrin e kryeministrit të ri.
Ndërkaq gjatë këtij muaji, tashmë ish kryeministër, Viktor Ponta ka seancën e parë të gjyqit, ku akzuohet për evazion fiskal dhe pastrim parash gjatë kohës kur nuk ka qenë kryeministër.
Sigal