Protestat e dhunshme në SHBA Baltimore shpall emergjencën

546
SHBA – Baltimore ka shpallur gjendjen e emergjencës pas protestave të dhunshme në vend. Protestuesit dogjët makina dhe i vunë flakën qytetit pas vdekjes së një të riu me ngjyrë që u lëndua në mënyrë kritike gjatë arrestimit në një stacion policor.
Në qytetin amerikan është njoftuar një javë shtetrrethim dhe mbi 5 mijë trupa të Gardës Kombëtare mund të vendosen për të siguruar rendin dhe qetësinë në vend. Shumë makinave e ndërtesave ju vu flaka nga dhjetëra protestues, të cilët më pas u përleshën dhe me policinë.
Nga përleshjet mbetën të plagosur rreth 15 policë dhe u arrestuan dhjetëra pjesëmarrës në protesta. Protestat e së hënës nisën pak orë pas funeralit të afro-amerikanit Freddie Gray, 25-vjeçarit që vdiq pasi qëndroi një javë në koma, pasi ishte lënduar në shtyllën kurrizore gjatë qëndrimit në rajonin e policisë. Zyrtarët kanë pezulluar 6 policë të përfshirë në këtë rast, të dyshuar si përgjegjës.
Familjarët ndërkohë bëjnë thirrje për qetësim dhe paqe, duke kërkuar që të ndalen protestat e dhunshme. Përplasjet e ashpra dhe dhuna e protestuesve që i vunë flakën gjithçkaje gjetën përpara, sipas zyrtarëve përbën një diferencë të madhe mes “një proteste paqësore që kërkon drejtësi” dhe “një turme që kërkon të nxisë dhunë”. 
Sigal