Protesta të dhunshme në Napoli

433
“Ajo që ndodhi në Napoli ishte një operacion i pandershëm, itelektualisht i dënueshëm, një sulm i padrejtë që të dhemb”. 

Janë fjalët e kreut të bashkisë së Napolit Luigi de Magistris pas akuzave se nuk ka reaguar siç duhet për situatën dhe se ka mbështetur protestuesit. Dy ditë më parë qyteti jugor i Italisë u përfshi nga protestat e dhunshme dhe flakët në shenjë kundërshtimi ndaj vizitës së kreut të Lega Nord Mateo Salvini.

Bëmë të pamundurën për të evituar atë që ndodhi. Kjo histori po fillon të bie erë. Nuk ka kuptim që për gjithcka të fajësohet kreu u bashkisë dhe manifestuesit, thotë de Margisris, duke e konsideruar tashmë të shtunën një faqe të trishtë të historisë së qytetit që drejton.

Ai thotë se nuk është pozicionuar kurrë në anën e dhunuesve dhe nuk ka ndaluar kurrë tubimet e Salvinit në qytet.

“Të gjesh me patjetër një fajtor mbase është në favor të ndonjërit, por unë janë i qetë me ndërgjegjen time” tha Demagistris.

Protestuesit u përleshën ashpër me forcat policore, ata u vunë zjarrin kazaneve të plehrave dhe dëmtuan rrugë e dyqane.

Policia përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë rreth dy deri në treqind persona që u shkëputën nga marshimi paqësor duke hapur sulm me bomba Molotov dhe gurë në drejtim të policisë.

Nga ana tjetër partia që drejton Mateo Salvini, Lega Nord është e njohur për retoriken e saj kundër jugut.

Edhe pse vetë Salvini ka tentuar të shafqet i moderuar duke i zbutur profilin partisë, napolitanët duket se nuk e harrojnë deklaratën e tij më të ashpër për të ndarë jugun nga veriu me vije kufitare.
Sigal