Sigal

Protestuesit kanë sulmuar dhe i kanë vënë zjarrin konsullatës iraniane në qytetin e Basras të pasur me naftë në Irak, sipas raporteve që citojnë burime lokale të sigurisë. Protestat në Basra kanë shpërthyer që të hënën dhe kanë vazhduar më tej.

Protestuesit janë të zemëruar për shërbimet publike të dobëta, duke përfshirë mungesën e ujit të pijshëm. Ata kanë sulmuar ndërtesat e qeverisë, si dhe selitë e partive politike me lidhje me Iranin.

Sipas burimeve lokale të sigurisë, një protestues u vra dhe 14 të tjerë u plagosën  gjatë protestave të dhunshme të enjten.

Dhjetë anëtarë të forcave të sigurisë u plagosën gjithashtu, thanë burimet.

Komanda e Operacioneve të Basrës njoftoi se një shtetrrethim do të imponohej deri në një njoftim tjetër.