Protesta të dhunshme në Greqi kundër marrëveshjes me Maqedoninë

489
Sigal

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në Greqi për të protestuar kundër marrëveshjes me Maqedoninë për çështjen e emrit.

Protesta është shoqëruar me incidente të shumta, ku rreth orës 14:20 minuta, protestuesit derdhën bojë mbi punonjësit e policisë.

Mijëra grekë janë mbledhur nën sheshin “Sintagma” të Athinës, të cilët hedhin parulla kundër “marrëveshjes së Prespës”.

Protesta e së dielës do të përshëndetet prej personazheve të njohur të artit dhe muzikës greke, si dhe prej Mikis Theodhorakis, muzikanti revolucionar grek 95-vjeçar, i cili e kundërshton fort këtë marrëveshje.

Policia ka vënë në dispozicion më shumë se 2.000 policë, dronë, helikopterë dhe pompa uji me presion, si dhe ka bërë thirrje për protesta paqësore.

Marrëveshja e Prespës është depozituar në Parlamentin vendas dhe nga e hëna do të nisin diskutimet.

Ende nuk dihet nëse ajo do të miratohet për shkak të mazhorancës së dobët të qeverisë së Aleksis Tsipras. Nga ana tjetër, opozita është kundër saj duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.

/Ora