Protesta në Pejë, opozita akuza qeverisë

513
Opozita e Kosovës ka njoftuar se nuk do të lejojë zhvillimin e seancës parlamentare të ditës së enjte, ku është parashikuar edhe një fjalim i Presidentes, Atifete Jahjaga.
Lajmi është përcjellë nga deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Rexhep Selimi, i cili konfirmoi edhe manifestimin që do të zhvillojnë partitë opozitare në Malishevë.
Gjatë ditës së mërkurë, opozita protestoi në qytetin e Pejës duke kundërshtuar edhe njëherë marrëveshjet e firmosura nga qeveria me Serbinë dhe Malin e Zi. Të pranishëm ishin Kryetari i Lëvizjes Vetvendosje, Visar Ymeri, si dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, por në tubim mungoi lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj. Gjatë fjalës së tij, Ymeri lëshoi akuza të rënda ndaj qeverisë:
Ndërkohë, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kërkoi nga Shtetet e Bashkuara ndihmë për të mos i pranuar marrëveshjet e firmosura me Serbinë dhe Malin e Zi.
Në mbyllje, liderët kërkuan pjesmarrje masive në protestën e madhe që do të zhvillohet më datë 9 janar në Prishtinë.
Sigal