Protesta në Këln gjatë kongresit të partisë kundër emigrantëve

505
Qyteti i Këlnit në Gjermani është përfshirë nga protesta të dhunshme, ku policia është përleshur me demonstruesit.

Përplasja mes protestuesve dhe policisë ka ndodhur afër ndërtesës ku po mbahej kongresi i partisë nacionaliste, Alternativa për Gjermani (AfD). Mediat raportojnë se dy policë kanë mbetur të plagosur

Liderja e AfD-së, Frauke Petru, ishte kundërshtuar në përpjekje për t’i bindur anëtarët e partisë për të miratuar një platformë më pak militante.

Ajo tha se partia do të mund të bëhej më e madhja në Gjermani brenda katër vitesh, nëse e miraton dokumentin me retorikë më pak të ashpër.

Pritet që kongresi ta miratoj programin për fushatën për zgjedhjet parlamentare në Gjermani, në të cilat kjo parti merr pjesë për të parën herë.

Kjo është kundër migrantëve dhe ka mbështetje në shkallë 7-11%.
Sigal