Protesta në Irak, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

69
Mijëra irakianë kanë protestuar në qendër të Bagdadit, kundër korrupsionit qeveritar. Burra, gra dhe fëmijë kanë valvitur flamujt e Irakut dhe i kanë bërë thirrje kryeministrit Haider al-Abadi që të shpërndajë parlamentin dhe të shkakrojë zyrtarët e korruptuar në qeverinë e tij. Kjo është e premtja e dytë e protestave në Bagdad dhe në mbarë Irakun. Fillimisht protestuesit kanë kërkuar nga autoritetet që të zgjidhë problemet me energji elektrike, përderisa temepraturat në kryeqytet kanë shkuar mbi 50 gradë Celcius.