Protesta në disa komuna – Jepet ok për nisjen e punimeve të TAP, protestojnë banorët në Itali

558
Protesta të tensionuara mes policisë e banorëve janë zhvilluar gjatë ditës së sotme në komunat e San Focas, San Basilio e Melendugno në provincën e Lecces në Itali. pranë vendit të kantierëve të ndërtimit të gazjellësit Tap i cili do të sjell gazin nga Azerbaxhani drejt Europës, duke u nisur nga Deti Karspik e duke kaluar përmes Turqisë , Shqipërisë, Greqisë, Italisë e Adriatikut.

Këto protesta u provokuan nga vendimi i sapo marrë nga Këshilli i Lartë i Shtetit italian i cili hodhi poshtë kërkesën e Rajonit të Puglias dhe të provincës së Leces mbi impaktin e keq ambiental që ndërtimi i Tapit do të sillte për këtë territor. Sipas vendimit të Këshillit të Lartë të Shteit me numër 1.392, gazjellësi Tap do të ndërtohet e se leja ambientale e lëshuar nga Ministria e Ambientit është bërën në analizë e në përputhje të plotë me normativën ligjore.

Menjëherë pas marrjes së këtij vendimi ka nisur sot puna për crrënjosjen e qindra rrënjëve ullijve shekullorë në komunat e San Focas, San Vasilio e Meledugno.

Pas këtij akti kanë reaguar banorët e këtyre kounave, të cilët kanë mbërritur pranë kantiereve të Tap, duke protestuar deri në përleshje trup më trup me forcat e rendit.

Protestuesit janë munduar të bllokojnë hyrjen e punëtorëve dhe të kamionëve në ambientet e kantierëve, por pas ndërhyerjes së policisë ka rinisuar crrënjosja e ullinjve. Protesta vazhdon ende.

Gazjellësi Tap është parashikuar të transportoj rreth 10 miliardë metra kub gaz natural në vit. Ai do të jetë i gjatë rreth 878 km.
Sigal