Protesta në Beograd kundër Vuçiç, kërkohet liri e mediave

466
Sigal

Në Beograd dhe disa qytete të tjera të Serbisë dje pati protesta kundër presidentit Vuçiç. Opozita dhe shoqëria civile e akuzojnë Vuçiçin për autoritarizëm.

Mijëra vetë marshuan rrugëve qendrore të Beogradit, për të protestuar kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe Partisë së tij Përparimtare.

Ndër të tjera manifestuesit kërkuan liri për mediat dhe dhënien fund të sulmeve ndaj gazetarëve dhe opozitës.

Gjatë protestave me sloganin “një nga pesë milionë”, që filluan në dhjetor me moton “stop këmishëve të përgjakura”, pjesëmarrësit fishkëllenin dhe mbanin parulla në të cilat veç te tjerash presidenti serb quhej “hajdut”.

Protestat, që të shtunën u mbajtën edhe në qytetin Kragujevcit dhe në Novi Sad, u nxitën nga një incident në muajin nëntor në të cilin politikani opozitar, Borisllav Stefanoviç, u sulmua nga një grup burrash me maska të zeza në Krushevc, një qytet në jug të Serbisë.

Veprimtarët e opozitës thonë se presidenti Vuçiç është një autokrat dhe e cilësojnë partinë e tij të korruptuar. Protestuesit kërkuan më shumë mbulim të grupeve opozitare nga televizionin publik si dhe hetime të thella të sulmeve ndaj gazetarëve dhe politikanëve të opozitës.

Presidenti Vuçiç, kishte thënë më herët se nuk do t’u përgjigjet kërkesave të opozitës edhe nëse “pese milion dalin në rrugë”, por la të hapur mundësinë që të çojë vendin ne zgjedhje për të sprovuar popullaritetin e partisë së tij.

Mbështetja për presidentin Vuçiç ka shënuar një rënie të vogël pas fitores së tij të thellë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, por ai mbetet udhëheqësi politik më popullor dhe koalicioni i tij në pushtet ka një shumicë të qëndrueshme prej 160 deputetësh në parlamentin me 250 vende.

Një anketë e kryer në muajin tetor tregon se partia e Partia Përparimtare Serbe gëzon një mbështetje prej 53.3 për qind. Nëse opozita do të dilte e bashkuar në zgjedhje, sipas anketës, do të mund të fitonte rreth 15 për qind të votave.