Protesta masive, dorëhiqet kryeministri pas skandalit të “Panama Papers”

487
Kryeministri i Islandës, Sigmundur Davíð Gunnlaugsson, ka dhënë sot dorëheqje. Ky lajm është publikuar nga mediat në Islandë, por nuk ka ende një konfirmim zyrtar. Gunnlaugsson kërkoi sot shpërndarjen e parlamentit fill pas përfshirjes së emrit të tij në listën e personave, pjesë e skandalit ‘Panama Papers’. Ndërkohë, presidenti i Islandës nuk ka pranuar kërkesën e kryeministrit për shpërbërje të parlamentit, ndërsa vendi është përfshirë nga protesta për largimin e Gunnlaugsson.
Sigal