Protesta kundër emigrantëve në Gjermani: Nuk duam të huaj në vendin tonë

499
Çdo mbrëmje të hënën në Dresden, mijëra qytetarë mblidhen para Opera House të qytetit.
Ata mbajnë flamuj gjermanë dhe këndojnë këngë nacionaliste me një qëllim “për të ndaluar refugjatët dhe emigrantët nga vijnë në Gjermani”.
Thomas është një prej tyre dhe këtë të hënë ai mbajti një pankartë me një foto photoshop të kancelares Angela Merkel veshur me një shami muslimane.
Ai nuk ka dashur të japë emrin e tij, por në një intervistë për CNN ai shprehet i frikësuar se traditat e Gjermanisë janë duke u zhdukur falë shumë emigrantëve muslimanë që kanë mbëritur në gjermani.
“Çdo të hënë në mbrëmje kemi ardhur për të protestuar në mënyrë paqësore. Ne nuk jemi nazistët. Ne nuk duam që të etiketohemi si nazistë por thjesht nuk duam të shtohen të huajt në vendin tonë”
Protestat në Dresden ka filluar pothuajse saktësisht një vit më parë, kur Lutz Bachmann, një ish-futbollist profesionist, ka postuar një status “Facebook” kundër emigrantëve turq në Gjermani.
“Evropianët patriotë kundër islamizimit të Perëndimit. Ajo që filloi si një protestë e vogël e disa qindra është rritur në një protestë javore që tani vazhdimisht tërheq mijëra qyetarë çdo të hënë”, shkruan Bachmann.
Megjithse protestat vijojnë Gjermania është e vendosur që deri në fund të vitit të pranojë më shumë se 1 milionë emigrantë, më shumë se çdo vend tjetër i Bashkimit Europian.
Rekodri i mbëritjes në Gjermani ka qënë gjatë verës pasi në një ditë kanë mbëritur më shumë se 10 mijë refugjatë gjumica prej tyre udhëtonin me tren në Bavari.
Kancelarja Merkel vazhdimisht ka përçuar mesazhe mirëseardhje të ngrohtë për refugjatët, duke premtuar aplikimet më të shpejta për azil për refugjatët sirianë dhe Irakut, duke lënë mënjanë më shumë se 6 miliardë dollarë për të ndihmuar ushqyer dhe strehuar sapoardhurit. 


Sigal