Protesta, komunistët grekë kërkojnë punë e drejtësi me portretin e Enver Hoxhës

82

Ditën e shtunë, më datë 15 shkurt 2014 Bulevardi kryesor i Selanikut u përfshi nga protesta të fuqishme të qindra anëtarëve dhe simpatizantëve të komunistëve grekë. Me një organizim të përsosur dhe plotë vrull, përfaqësuesit e proletariatit grek, kërkuan më shumë punë, më shumë drejtësi dhe barazi për qytetarët helenë.

Flamujve të kuq me drapër e çekan që përbëjnë edhe simbolin komunist “korr dhe shtyp”, iu bashkuan edhe flamujt e ish-udhëheqësit të Partisë Komuniste dhe më vonë Partisë Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha. Ndoshta rastësi, por poshtë fotos së tij, ekzistonte edhe fotoja e Çerçiz Topullit, heroit që luftoi kundër xhonturqve, si dhe të Baba Faja Martaneshit dhe Nexhmije Hoxhës. Situata e nderë që ekziston në lindjen e trazuar, kriza ekonomike, por edhe 20 shkurtit ditës së rrëzimit të simbolit të komunizmit e bënë edhe më interesante marshimin me flamujt dhe fotografinë e Enver Hoxhës në sheshin qendror të Selanikut në Greqi.

Enver Hoxha u lind më 16 tetor 1908. Ai ka qenë kryetari i parë i Partisë Komuniste, drejtuesi kryesor i luftës Nacional-Çlirimtare dhe më vonë Sekretar i Parë i KQPPSH. Vdiq në 11 prill 1985 dhe busti i tij i vendosur në qendër të Tiranës u rrëzua në 20 shkurt 1991. Kjo ditë njihet edhe si dita e rrëzimit të simboleve të komunizmit…

Bashkë me fotot e Enverit valëviteshin edhe ato të katër klasikëve të Marksizëm–Leninizmit (Marksi, Engëlsi, Lenini dhe Stalini), duke na kthyer prapa në kohë si në periudhën e diktaturës komuniste në Shqipëri.