Protesta e madhe opozitare në 17 maj Mbështetje dhe nga eurodeputetët

395
Eurodeputetë do të marrin pjesë në protestën e madhe të 17 majit në Shkup, e organizuar nga partia opozitare LSDM e drejtuar nga Zoran Zaev dhe shoqëria civile. Deputeti socialdemokrat, Knut Fleckenstein, që ka bërë të ditur lajmin përmes një videoje në profilin e tij në Facebook.
“Do të shkoj në Shkup për të treguar solidaritetin tim, jo vetëm me miqtë e mi socialdemokratë, por me të gjithë ata që protestojnë paqësisht për demokraci dhe respekt të lirisë. Ngushëllimet e mia për familjet e atyre që u vranë në këtë akt terrorizmi. Dënojmë çdo lloj dhune.”
Sipas Knut Knut Fleckenstein Maqedonia, ka nevojë për më shumë demokraci dhe solidaritet.
“Një gjyqësor i pavarur, një media e pavarur, lufta e suksesshme kundër korrupsionit dhe lufta për demokraci janë katër çështje të lidhura ngushtë bashkë, dhe vetëm këto do ta sjellin Maqedoninë më afër Bashkimit Europian”.
Richard HoWitt, një tjetër eurodeputet britanik nga Socialdemokratët Evropianë ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e të dielës në Maqedoni. Ai ka thënë se do të jetë i pranishëm në protestë së bashku me disa eurodeputetë të tjerë në përkrahje të popullit të Maqedonisë në betejën e tyre për demokraci dhe qeverisje transparente.
Opozita në Maqedoni ka programuar këtë të diel një protestë masive paqësore në Shkup kundër qeverisjes së kryeministrit Nikolla Gruevski, ndërsa ka kërkuar dorëheqjen e tij. 
Sigal