Protesta antiqeveritare në Moldavi, demonstruesit brenda Këshillit Suprem Gjyqësor

437
Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Moldavi, ndërkohë që një grup demonstruesish hynë sot në godinën e Këshillit Suprem Gjyqësor për të penguar zgjedhjen e kryetarit të këtij organi. Mbështetësit e platformës opozitare “Dinjiteti dhe e vërteta” dhe partia “Partia jonë” kundërshtojnë ashpër zgjedhjen, pasi i vetmi kandidat, Mihai Poalelungi, akuzohet për një varg aferash korruptive dhe lidhje me zëvendëskryetarin e Partisë Demokratike në pushtet, Vlad Plahotniuc.
Lideri i platformës, Andrei Nastase i bëri thirrje organit zgjedhor që të organizojë zgjedhje transparente në të cilat patjetër duhet të jenë më shumë se një kandidat. Organi zgjedhor me këtë rast mori vendim për anulimin e debatit për zgjedhjen e të vetmit kandidat, Poalelungi, në funksion të kryetarit të Këshillit Suprem Gjyqësor. Arsyeja e anulimit të debatit ishte pamundësia e kandidatit, që për shkak të një sëmundjeje, për të marrë pjesë në debat.
Sigal