Prostitutës shqiptare në autostradë i dalin ‘letrat’

69
Policia italiane ka nisur hetimin në gjendje të lirë, ndaj një shqiptareje 24 vjeçe, e cila nuk kishte të drejtë qëndrimi dhe kishte marrë urdhër për të mos u kthyer më në komunën e Cervia-s për tre vjet.

Policia,në kuadrin e luftës kundër prostitucionit, ndaloi makinën mesnatën që shkoi, në rrugën shtetërore Adriatica dhe kontrolloi një vajzë të re, e cila, nisur nga ato fare pa rroba që kishte në trup, u duk se kishte dalë për të ushtruar prostitucion.

Duke kërkuar në regjistrat e saj, policia zbuloi se 24-vjeçarja kishte shkelut rregullat e qëndrimit dhe kishte marrë urdhër për të mos u kthyer më në Cervia për tre vjet, urdhër që ishte lëshuar nga kuestura e Ravena-s në gusht të viti 2014. Për këtë arsye, ajo u denoncuar pranë autoriteteve të hetimit.