Propozimi i Vuçiç për Ballkanin Perëndimor

549
Gjatë takimit me kancelarin austriak Christian Kern në 17 shkurt, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç i është rikthyer idesë së tij të krijimit të një zone të përbashkët të tregtisë së lirë në Ballkanin Perëndimor. Qeveria serbe vetëm tani e bëri të ditur se çfarë kanë diskutuar mes tyre dy liderët javën që shkoi. Në arsyetimin e Vuçiçit, shtetet e rajonit përballen me të njëjtat sfida: ekonomitë të dobësuara, periudha të tejzgjatura tranzicioni, ndërsa objektivat i kanë pothuajse njësoj siç është edhe dëshira për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Sigal