Pronari i fermës “fundos” 3 shqiptarë në Itali

441
Sigal

Tre shqiptarë janë vënë në pranga të policisë në Itali. Të rinjtë shqiptarë janë denoncuar në polici  nga pronari i një ferme, i cili ka parë disa persona të cilët po i dëmtonin kamerat survejuese.

Pas kontrollit, autoritetet  arrestuan shqiptarët si dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë dhe sende të tjera të paligjshme.

Sipas mediave italiane, të arrestuarit janë të moshave të reja, përkatësisht dy të rinj të moshës 21 vjeç dhe i treti 26 vjeç. Të rinjtë u arrestuan menjëherë dhe ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.