Prokurori zviceran Bertossa: Shqipëria, një Kolumbi europiane

455
Sigal

GJENEVË- Shqipëria është një Kolumbi europiane. Kështu ka deklaruar prokurori i Gjenevës, Yves Bertossa, duke folur për integrimin dhe imazhin e shqiptarëve në kanton dhe Zvicër. Ai ka shtuar mes të tjerash se autoritetet shqiptare, duhet të marrin masa për të pasur një imazh sa më të mirë të vendit, e cila do të reflektonte edhe në vendet e tjera të Evropës. Prokurori zviceran, e ka cilësuar Shqipërinë si një vend i zhytur në korrupsion dhe ku krimi i organizuar është në nivele të larta. “Shqiptarët, përkundër të mirave, kanë dhe të zezat e tyre”,-ka thënë prokurori Bertossa. Ai shkon më tej duke thënë se: “Bandat shqiptare kanë në dorë heroinën në Zvicër. Ky rrjet trafikantësh përbëhet kryesisht nga njerëzi që vinë nga Shqipëria dhe Kosova, mafia e cila është mjaftë aktive”,- thekson më tej prokurori i Gjenevës, Bertossa. Yves Bertossa, duke folur rreth shqiptarëve në Zvicër pohon se pavarësisht këtyre të “zezave”, ai ka mjaftë shok nga Shqipëria dhe Kosova. Për prokurorin Bertossa shqiptaret janë liridashës, punëtor, por përkundër këtij imazhi të mirë, ata nuk janë “engjëj”. “Shqiptarët, përveç drogës janë të implikuar dhe në industrinë e seksit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, kontrabandë cigaresh, apo dhe vjedhje makinash”,- ka pohuar më tej prokurori zviceran. “Prandaj, autoritet e Shqipërisë dhe Kosovës, vende këta të zhytura në korrupsion dhe krim të organizuar, duhet të bëjnë më shumë në luftën kundër kësaj dukurie, duke u përpjekur për kthimin e imazhit jo vetëm në vendet e tyre, por në përgjithësi edhe tek shqiptarët në Zvicër e diasporë. Kjo sepse Kosova ashtu dhe Shqipëri, si vendet tjera ballkanike kanë nevojë sot më shumë se kurrë për demokraci, funksionim të shtetit juridik dhe për integrim evropian”,- ka pohuar prokuroi zviceran Bertossa.