Prokurorët suedezë mbyllin hetimet ndaj Julian Assange

520
Prokurorët suedezë do të mbyllin të enjten hetimet e tyre ndaj Julian Assange, themeluesi i Wikileaks, i akuzuar për agresion dhe ngacmim seksual. Këtë e bën të ditur BBC, e cila shkruan se shkak për këtë vendim të autoriteteve suedeze është bërë tejkalimi i afateve. Sipas rrjetit informativ britanik, prokurorët kanë tejkaluar afatet parë sepse nuk kanë arritur të marrin në pyetje të dyshuarin dhe për rrjedhojë, sipas ligjit suedez, akuzat nuk mund të konfirmohen. Hetuesit kishin kohë deri më 13 gusht që të merrnin në pyetje Assange lidhur me akuzën e agresionit seksual dhe deri më 18 gusht për atë të ngacmimit, por e kanë patur dhe do ta kenë të pamundur. Megjithatë, Assange vazhdon përballet ende me akuzën edhe më serioze, atë të përdhunimit, afatet e të cilës nuk pritet të tejkalojnë para vitit 2020.
Sigal