Prokurorët dhe gjyqtarët serbë betohen para Thaçit

630
U finalizua sot procesi i dekretimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj serbë të cilët u betuan para Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Zyrtarët serbë do të ushtrojnë funksionin e tyre në Gjykatën e Mitrovicës.

Lideri kosovar tha se Marrëveshja për Drejtësi e arrtitur në Bruksel në 2015 është zbatuar plotësisht me përfundimin e dekretimit të gjyqtarëve serbë. Në kuadër të këtij procesi vjen dhe deklarata zyrtare nga Presidenca e Kosovës:

“Kosova është ndërtuar mbi parimet kushtetuese, të gjithë përfshirjes, të barazisë dhe të lirisë së secilit individ. Kosova ka miratuar masa adekuate për të promovuar një barazi të plotë dhe efektive ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore”
Presidenti Thaçi nënvizoi në deklaratën e tij se dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë, pasqyron natyrën multietnike të Kosovës. Sipas tij, Kosova po bën reforma në sistemin gjyqësor dhe prokurorial, që këto institucine të funksionojnë sa mirë.

Lideri kosovar shprehu besimin e tij se gjyqatrët dhe prokurorët e rinj serbë, do t’ia dalin mbanë dhe qytetarët e Kosovës do ta ndjejnë veten të sigurt dhe të barabartë para ligjit.

“Mirëpres gatishmërinë tuaj për t’u integruar në gjyqësorin e Kosovës dhe për të punuar në përputhje me legjislacionin e Kosovës”

Pas ceremonisë së betimit, presidenti Thaçi uroi prokurorët dhe gjyqtarët e rinj serbë , dhe iu ofroi mbështetjen e tij në punën e tyre të përditshme. Gjithashtu falenderoi dhe ndërkombëtarët për mbështetjen e tyrë në përfundimin e prcesit të dekretimit.

Më herët procesi i dekretimit të gjyqarëve dhe prokurorëve serbë u shty duke kijuar dhe reagime zyrtare trepalëshe mes Presidentit të Kosovës Thaci, qeverisë serbe dhe Bashkimit Europian. Lideri i Kosovës fajësoi bllokun europian për paaftësi në rol ndërmjetësimi dhe akuzoi Serbinë për pëngesë të dekretimit të gjyqtarëve.
Sigal