Projektligji i ri i Hungarisë do të mbyllë universitetin e themeluar nga Soros

496
Ligjvënësit e partisë në pushtet të Kryeministrit Viktor Orban Fidesz priten të aprovojnë një draft projektligji arsimor që sipas kritikëve targeton një universitet të financuar nga filantropisti milioner George Soros. 

Projektligji, planifikuar për hedhje në votim të martën, modifikon rregullatorët për universitetet e huaja në Hungari. Universiteti Evropian Qendror thotë, se një pjesë e projektligjit e synon atë drejtpërdrejt dhe mund ta detyrojë të mbyllet. 

Orban, një marrës i mëparshëm i bursave Soros, është shfaqur si një kritik në rritje i filantropistit të lindur në Hungari, duke e akuzuar atë, se do që të influencojë politikat hungareze. 

Zoltan Balog, ministrja që mbikëqyr arsimin tha, se qeveria e Hungarisë është e gatshme për të negociuar me qeverinë e SHBA-së për një marrëveshje në lidhje me universitetin.
Sigal