Projekti i themelimit të qytetit shkencor në Mars

637
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar se zyrtarisht kanë filluar projektin e themelimit të qytetit shkencor në Mars.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të EBA, zv/Presidenti, Kryeministri dhe emiri i Dubait, Sheiku Muhammed bin Rashid Al Mektum dhe princi trashëgimtar i Abu Dabit, Sheiku Muhammed bin Zajid Al Nahjan kanë nisur zyrtarisht projektin që do të kushtojë 136 milionë dollarë.
Theksohet se “qyteti i hapësirës” do të jetë i pari i këtij lloji dhe se do të ketë një model, i cili do të mund të aplikohet në Mars.
Bëhet e ditur se do të bëhen përpjekjet për rekrutimin e shkencëtarëve më të mirë dhe përvojave shkencore në mënyrë që të realizohen hulumtimet për të gjetur zgjidhje për sigurinë e ujit dhe të energjisë.
Pas formimit të kushteve të ngjashme me atë në Mars, një grup i njerëzve do të jetojnë aty gjatë një viti dhe do të vlerësohen rezultatet shkencore nga sjelljet e njerëzve në fjalë. Më pas këto përvoja do të përdoren edhe në udhëtimet që do të realizohen në hapësirë.
Sigal