Projekti 5 milionë euro për mikroalgat, burim i pasur me substanca antioksidante

659
Nga mikroalgat mund të nxirren substanca bioaktive si antioksidantë për prodhimin e ushqimeve, produkteve kozmetike, fitosanitare dhe ushqimin e gjësë së gjallë.
Ky është një proces i kushtueshëm që Agjencia kombëtare për Teknologjitë e reja, Energjinë dhe Zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik (ENEA) po përpiqet ta përmirësojë në kuadër të projetkit evropian Valuemag, me qëllim uljen e kostove.

Falë një financimi prej 5 milionë eurosh nga Komisioni Evropian, një grup ndërkombëtar kërkuesish shkencorë i përbërë nga 11 partnerë dhe 9 vende të Bashkimit Evropian do të eksperimentojë metoda të reja të kultivimit siç janë ato magnetike për uljen e kostove nga 6 euro për kilogram që është aktualisht, sipas sistemit tradicional, në 0,3 euro për kilogram.

Sipas drejtorit të projektit pranë ENEA-s Antonio Molino, kjo teknologji mundëson përmirësimin e ujit dhe të lëndëve ushqyese.

Rezultati është konsumi më i ulët i këtyre burimeve, përdorimi i anhidritit karbonik në procese të ndryshme prodhimi dhe një metodë e lehtë e ndërtimit të molekulave antioksidante siç janë omega-3 dhe karotenoidi.

ENEA synon të përmirësojë në mënyrë të veçantë nxjerrjen e substancave bioaktive nga algat për t’i përdorur në produkte dhe përbërës ushqimorë, kozmetikë, fitosanitarë dhe në ushqimin e përdorur në sektorin e akuakulturës.

“Mikroalgat janë një burim i pashtershëm i substancave të dobishme”, thekson një nga anëtarët e grupit të kërkuesve.

Realizimi i këtij projekti do të ketë një impakt pozitiv në zhvillimin e sektorit të akuakulturës. Komisioni Evropian parashikon hapjen e 23 000 vendeve të reja të punës (150 000 vende ka aktualisht ky sektor) deri në vitin 2030.
Sigal