Profetësitë, Baba Vanga: Ushtria myslimane do pushtojë Europën në 2016-n

677
Një profete e lindur në Bullgari, e quajtur Baba Vanga, që vdiq në vitin 1996, 85 vjeç, njihet si “Nostradamusi i Ballkanit”.
85% e parashikimeve që ajo ka thënë kanë ndodhur me të vërtetë. Në Rusi e Europë është nderuar si një shenjtore e mbinatyrshme.
Nga qindra parashikime që Vanga bëri gjatë karrierës së saj 50-vjeçare, një numër i madh kishin të bënin me katastrofa dhe ndryshime klimatike.
Ajo paraljmëroi shkrirjen e akullit polar dhe rritjen e temperaturave të detit në vitet ’50, që dekada përpara se dikush të dëgjonte për ngrohjen globale.
Por është parashikimi i Vangas për një “Luftë të madhe myslimane” që i ka bërë besimtarët, teoricienët e konspiracionit dhe islamofobët në një valë pesimizi muajt e fundit teksa bota lufton të përballet me përshkallëzimin e kërcënimit nga Shteti Islamik.
Profecitë e saj paralajmërojnë për një pushtim të Europës nga ekstremistët myslimanë në vitin 2016, konflikt të cilin ajo e kishte parashikuar se do të fillonte që me Pranverën Arabe në vitin 2010 dhe se “myslimanët do të përdorinin luftën kimike kundër europianëve”, dhe do të rezultojë me krijimin e një kalifati në vitin 2043 me Romën si epiqendrën e saj.
Sipas Vangas, Europa do të “pushojë së ekzistuari, popullsi të tëra do të eliminohen duke e lënë kontinentin pothuajse bosh”.
Regjimi i ri do të ushtrojë autoritetin e tij duke organizuar një seri ekzekutimesh publike.
Disa nga profecitë e Vangas që dolën të vërteta
1 – “Rajonet e ftohta do të ngrohen dhe vullkanet do të zgjohen”
2 – “Një dallgë e madhe do të mbulojë një breg të madh, njerëz, qytete e çdo gjë do të përfshihet nga uji (cunami në Japoni)
3 – “Vëllezërit amerikanë do të bien pasi do sulmohen nga zogj çeliku (Rënia kullave binjake nga avionët)” e parashikuar në vitin 1980.
4 – Vanga parashikoi se presidenti i 44 i Amerikës do të ishte afrikano-amerikan (Barack Obama)
Disa nga profecitë që Vanga ka parshikuar nga viti 2016 e tutje :
2016: Myslimanët do të pushtojnë Europën, e cila do të pushojë së ekzistuari. Fushata e shkatërrimit do të zgjasë disa vite, duke e lënë të gjithë kontinentin bosh.
2023: Orbita e Tokës do të ndryshojë
2025: Popullsia e Europës do të jetë pothuajse zero
2028: Njerëzimi do të fluturojë në planetin Venus, me shpresën për të gjetur burime të reja energjie
2043: Transformimi i Europës në një kalifat islamik është pothuajse i plotësuar. Roma do të jetë kryeqyteti. Ekonomia e botës do të kontrollohet nga bota myslimane
2066: Amerika do të përdorë një armë të re për ndryshimin klimatik në përpjekje për të rimarrë Romën dhe për të sjellë krishterimin.
2076: Komunizmi do të rikthehet në Europë dhe pjesën tjetër të botës.
2130: Me ndihmën e alienëve, njerëzit do mund të jetojnë nën ujë
2170: Pjesa më e madhe e globit do të thahet.
2187: Dy shpërthime vullkanike do të ndalen
2262: Planetet do të ndryshojnë ngadalë orbitat. Marsi do të kërcënohet nga një kometë
2354: Dy diej artificial do të përplasen e do ta lënë Tokën në errësirë.
3005: Një luftë në Mars do të ndryshojë trajektoren e planetit.
3010: Një kometë do të godasë hënën. Toka do të jetë e rrethuar nga gurë e hir
3797: Çdo gjë në Tokë do të vdesë. Megjithatë, qytetërimi human do të ketë avancuar shumë sa për të qenë në gjendje për të lëvizur në një sistem të ri yjesh.
Sigal