Profesori i turpëron studentët, u publikon historinë e shfletimit në internet

428
Një profesor universitar i ka turpëruar publikisht studentët e tij duke ia publikuar klasës listën e plotë të historisë së shfletimit në internet.
Me titullin: “Gjërat që i vërejta gjatë orës ‘Toka dhe Mjedisi 222” që studentet po i bënin”, profesori i pakënaqur e përdori Powerpointin për të demonstruar se studentët e tij nuk po i kushtonin vëmendje orës së tij “Toka 222”.
Një student i Universitetit të Miçiganit e ka publikuar një fotografi nga ora e profesorit në rrjetin social Twitter.
Postimi i tij është shpërndarë mjaft shumë.
Studentët kishin kërkuar sajte si Facebook dhe Amazon, përfshirë “kërkimin e copave të bukës” dhe “shndërrimin i presidentit Donald Trump në muppet përmes fotoshopit”.
Studentët po ashtu kishin kërkuar edhe pornografi.
Sigal