Prof. Daniel P. Serwer: Paqja mes Kosovës dhe Serbisë faktor kyç në Ballkan

487
Sigal

Intervista/ Eskluzive për “Telegraf” Prof. Daniel P. Serwer profesor në Universitetin amerikan Johns Hopkins

Daniel P. Serwer, Ph.D., është profesor në Universitetin Johns Hopkins, në Shkollën e studimeve të avancuara në fushën ndërkombëtare, Uashington, D.C. Serwer gjithashtu është studiues në qendrën për marrëdhëniet transatlantike dhe specialist në Institutin për Lindjen e Mesme. Ka shërbyer si Zv. President i Institutit për Paqe duke udhëhequr programet në lidhje me respektin ndaj ligjit, dialogu fetar, ekonomitë e qëndrueshme, media dhe konfliktet, shkenca, teknologjia dhe rikuperimi i paqes.

Prof. Serwer ka punuar shumë në parandalimin e konflikteve etnike dhe sektare në Ballkan dhe Irak. Ai është i pari diplomat i SHBA që ka bërë të mundur fillimin e dialogut midis Serbëve dhe Shqiptarëve të Kosovës. Përpara funksioneve të tij në Institutin e Paqes, 1998-1999, Serwer ka shërbyer si Ministër Këshilltar në Departamentin e Shtetit, ku i janë akorduar gjashtë dekorata për performancën e tij të lartë.

Në departamentin e shtetit, Serwer ishte drejtor i departamentit për analizën Europiane dhe Kanadeze, 1996-1997, ku ka ndjekur nga afër implementimin e akordit të Daytonit për Bosnjën dhe përkeqësimin e sigurisë në Shqipëri dhe Kosovë. Prof. Serwer ka marrë pjesë si panelist në Forumin Strategjik të Bledit, Slloveni më 2010.  Në këtë forum Serwer ka lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtete që nuk e njihnin ende. Ish Diplomati Amerikan ka pasur një bisedë të gjatë me ambasadorin e Indonezisë në Vjenë, të cilit i ka drejtuar pyetjen pse Indonezia ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

 -Prof. Serwer si e shikoni Kosovën sot, a janë realizuar aspiratat e popullit të saj?

Kosova ka arritur aspiratën e saj më sublime: ajo është e pavarur dhe thuajse sovrane.

E them “pothuajse sovrane” sepse NATO është ende prezente për të garantuar sigurinë dhe rendin, veçanërisht në veri të vendit, EULEX vazhdon të kontribuoj me prokurorë dhe gjyqtarë, ndërsa OSBE ende monitoron zgjedhjet.

Për shumë shqiptarë të Kosovës është domethënës fakti që policia dhe Ushtria Serbe nuk është më preente dhe Kosovarët janë në gjendje të zgjedhin autoritetet lokale dhe qendrore në rrugë demokratike.

Këtu bënë përjashtim lëvizja Vetëvendosja dhe ndoshta 20 përqind e popullsisë, e cila insiston që Kosova të bashkohet me Shqipërinë, duke shkelur kushtetutën e saj. Për shumë Kosovarë sot, të sigurojnë jetesën është prioriteti kryesor, por integrimi në BE është synimi afatgjatë. Legjislacioni është formuluar në mënyrë të tillë për të qenë në unison me kërkesat e Bashkimit Europian. Problemi është ekzekutimi i dobët i këtyre ligjeve, ashtu siç është në Serbi dhe në vende të tjera të Ballkanit. Ka ende shumë punë për të bërë, përfshi këtu edhe heqjen e vizave, sepse shteti është i dobët.

Mjedisi i biznesit është i hapur për investime të huaja, por është ende larg nga standardet Europiane, veçanërisht korrupsioni, sektori informal, dhe shërbimi i dobët në furnizimin me energji elektrike.  Rritja ekonomike ka qenë relativisht e qëndrueshme, por nuk është në ritmet e duhura me qëllim punësimin e krahut të ri të punës që po shtohet ç’do ditë. Rezultati është një mërzitje konstante në Kosovë, dhe emigrimi jashtë vendit është i pa evitueshëm. Sot Kosovarët zakonisht emigrojnë në Shqipëri dhe Maqedoni, duke krijuar një hapësirë kulturore më të gjerë në rajon.

Sot tensionet etnike dhe problemet politike të ditës konsiderohen të parëndësishme për shumë Kosovarë, e njëjta gjë ndodh edhe më shumicën e popullit serb. Shqipëria dhe Serbia janë pak a shumë të kënaqur më qeverisjen lokale të ndarë për komunat Serbe.

 -Aktualisht në çfarë shkalle janë të pranishme tensionet etnike?

Sot tensionet etnike gjenden vetëm në veri. Këto nuk duhen lënë pas dore, sepse mund të marrin pas vetes të gjithë Ballkanin. Ndarja e Kosovës së veriut, mund të çoj në ndarjen e Serbisë së Jugut, Maqedonisë se Veriut, Bosnjës dhe Qipros. Marrëveshja e Prillit tregon rrugën që duhet të ndiqet gjatë implementimit të Planit Ahtisari, i cili ishte një plan integral për kushtetutën e Kosovës. Arritje kryesore do të jenë zgjedhjet lokale në Vjeshtë, por edhe amnistia është diçka e rëndësishme. Varet shumë nëse Beogradi do të përdorë të gjithë forcën dhe autoritetin që gëzon në pakicat Serbe në Kosovë, për të luajtur rol aktiv në këtë proces. Nëse votimet ne zgjedhjet lokale, nuk ndodhin në datën e caktuar kundërt mund të kemi probleme.

 -Çfarë i rekomandoni Prishtinës për të bërë aktualisht?

Shumë gjëra, por unë do të fokusohem në disa sektor që kanë lidhje me marrëdhëniet ndër-etnike: Ushtria e Kosovës, ambienti i biznesit dhe arsimi.

Kosova tani është në gjendje të ketë ushtrinë e saj. Ajo ka hezituar deri tani falë presioneve ndërkombëtare dhe investimeve të mëdha që ushtria kërkon. Por ndërsa NATO do të tërheq forcat kjo temë do të jetë në qendër të vëmendjes.

Se sa e madhe duhet të jetë ushtria e Kosovës dhe kapaciteti i saj, kjo varet nga rreziku në rajon. Nëse Serbia nuk pranon integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, rreziku duhet të konsiderohet seriozisht. Nëse Serbia e njeh Kosovën, ose NATO shërben si garante, Kosova mund të ketë një forcë modeste, e cila do të reduktojë dyshimet ndër etnike dhe tensionet.

Për ambientin e biznesit, çështja kryesore është roli i partive politike, të cilat kanë një rol kryesor në punë dhënie dhe investimet publike. Përqindja e ryshfeteve në Kosovë, aktualisht të raportuara, arrin deri në 16 përqind, ç’ka nuk është e madhe, por ka një ndjenjë të përgjithshme që lidhjet politike janë të rëndësishme për të siguruar ndonjë projekt në infrastrukturë. Është lidhja midis politikës dhe ekonomisë që duhet të pastrohet urgjentisht. Ka një pakënaqësi në lidhje me tenderët dhe kontratat, të cilat bëhen në mënyra që bllokojnë konkurrencën e ndershme.

Arsimi është kryesor në të ardhmen ekonomike të Kosovës. Ky proces duhet të zhvillohet, të paktën pjesërisht, në Anglisht, për të lehtësuar hyrjen në Europë, të reduktojë ndjenjat pan shqiptare dhe promovojë integrimin. Arsimimi në nivelin K-12 në gjuhën Angleze, do të tërhiqte të dy grupet etnike, Shqiptare dhe Serbet, mbi të gjitha do të ndihmojë në përshpejtimin e procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian, dhe mundësitë për punëdhënie do të rriten.

 -Çfarë mendoni për zhvillimin e infrastrukturës ndërkufitare?

Vazhdimi i autostradës Durrës – Prishtinë deri në Nish është veçanërisht i rëndësishëm, por ka shumë projekte të tjera rajonale që mund të implementohen, përfshi këtu në energji të rinovueshme dhe telekomunikacion. Marrëveshja e Prillit parashikon hyrjen e Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Europian, secili vend sipas aftësive të veta: ç’ka më në fund do të rehabilitojë marrëdhëniet etnike në Kosovë dhe Serbi.