Problemet në masë me rrjetet sociale, zbulohet se çfarë e shkaktoi ngërçin

576
Sigal

Facebook, Instagram e Whatsapp janë kthyer në funksionim normal pas 13 orëve ndërprerje dhe problemesh të shumta.

Përdorues të shumtë kanë raportuar së fundi për probleme në hyrjen dhe përdorimin e këtyre sajteve, ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe vetë Facebook.

“Dje, një konfigurim serveri ka shkaktuar probleme serioze për të gjithë përdoruesit në botë. Tashmë ky problem është zgjidhur dhe jemi kthyer në 100%. Kërkojmë falje për çdo shqetësim të shkaktuar”, thuhet në deklaratën zyrtare të Facebook për ABC News.

Siç duket nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm apo hack, thjesht një problem serveri që ka kërkuar më shumë kohë, se zakonisht për t’u zgjidhur.