Prizren/ Nesër protestë kundër vrasjeve dhe bandave kriminale

427
Qytetarët e Prizrenit kanë organizuar një protestë për ta shprehur pakënaqësinë e tyre për, siç thonë ata, mosfunksionimin e organeve të drejtësisë për t’i ndalur bandat kriminale dhe vrasjet në këtë qytet.
Protesta do të mbahet nesër, para Gjykatës Themelore në Prizren, në orën 14:00.
Protesta ka ardhur pas një sërë incidentesh kriminale në qytetin e Prizrenit. Së fundmi, atje është vrarë Hekuran Morina dhe është plagosur vëllai i tij, ndërsa autori gjendet ende në arrati.
Sigal