“Prisni edhe 45 ditë”, çfarë po paralajmëron Aleksandër Vuçiç

472
Sigal

as bisedimeve me 139 përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se serbët që jetojnë në Kosovë po kërkojnë të largohen nga të gjitha institucionet.

Ai u shpreh se vendimi për këtë lëvizje do të merret përfundimisht pas konsultave me partnerët e Serbisë në Europë dhe botë, përfshirë edhe Kinën.

“Kërkuan qëndrimin e shtetit dhe nga unë si president që të bisedojë me Qeverinë e Serbisë. Kanë kërkuar tërheqjen nga të gjitha institucionet e Kosovës, nga Parlamenti, nga Policia në veri, nga gjykatat dhe nga i tërë sistemi i drejtësisë. Unë i kam lutur dhe u kam thënë se sot nuk u jap përgjigje deri në takimin e radhës me përfaqësuesit e Kinës”, ka thënë Vuçiç, shkruan B92.

I pari i Serbisë ka pohuar se serbët do të marrin një përgjigje përfundimtare brenda harkut kohor prej 45 ditësh, pasi i duhet kohë të konsultohet me partnerët.

“Iu kërkova përfaqësuesve të mos përgjigjen sot dhe të presin për qëndrimin e Serbisë për 45 ditë, sepse dua të takohem me presidentin e Kinës, të bisedojë në telefon ose drejtpërdrejt edhe me liderët botërorë.