Prishtinë – Protestuesit përplasen me policinë tek Ambasada e Maqedonisë

586
Përplasje mes protestuesve dhe policisë te ambasada e Maqedonisë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bllokuar dhjetëra protestues të cilët po tentojnë të shkojnë te ambasada e Maqedonisë në Prishtinë, raporton KTV.

Një përplasje mes policisë dhe protestuesve ka ndodhur afër ambasadës së Hungarisë, rreth 100 larg asaj maqedonase.

Dhjetëra njerëz janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të protestuar kundër shqiptimit të dënimit për Rastin Kumanova.

Këta protestues nga sheshi “Zahir Pajaziti” janë nisur drejt objektit të ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë.

Të enjten (2 nentor) gjykata maqedonase dënoi 33 të pjesëtarë të grupit të Kumanovës me gjithsej 746 vite burg dhe shtatë persona me burg të përjetshëm.

Sigal