Prishtinë, lirohet Albin Kurti

427
Pas rreth 4 orësh përleshjesh të dhunshme me gaz lotsjellës, gurë e zjarr është liruar deputeti Albin Kurti, i cili i është bashkuar turmës, ku ka deklaruar se është arrestuar pa ndonjë fletarrest. Ai deklaroi se akte të tilla tregojnë që Kosova ka polici politike dhe politikë policore. Arrestimi i ish-liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhytur për disa orë në kaos qendrën e Prishtinës. Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 21:00 me të marrë lajmin se Kurti ishte ndaluar, aktivistët e Vetëvendosjes janë thirrur të mblidhen para stacionit kryesor të policisë në Prishtinë. Situata është përshkallëzuar në dhunë, kur protestuesit që kërkonin lirimin e Albin Kurtit kanë filluar të gjuajnë me gurë në drejtim të godinës së policisë. Kundërpërgjigja e policisë ishte gazi lotsjellës. Më pas situate ka dalë jashtë kontrolli me kosha mbeturinash në flakë dhe makina të djegura.
Sigal