Prishtinë, Kosovë, veteranët e UÇK dalin sot në protestë

498
Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar një protestë ditën e sotme. Ata pritet të mblidhen në mesditë në sheshin Skënderbeu në Prishtinë të zhgënjyer me zvarritjen e proçesit të publikimit të listave për njohjen e statusit të veteranëve të UÇK-së dhe mos-zbatimin e ligjit për këtë kategori. Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriçi tha se ka një mungesë serioziteti nga ana komisionit qeveritar për njohjen e statusit të veteranit, invalidit, të internuarit dhe pjesëtarit të UÇK-së. Sipas tij, qeveritarët janë duke u munduar që edhe këtë vit ta shtyjnë kështu, pa i përfunduar detyrimet. Protesta është parashikuar të zgjasë një orë.
Sigal