Princi Charles dhe Dukesha e Cornwall në mars në Ballkan, vizitë dhe në Kosovë

541
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në muajin mars Princi Wales, Charles dhe Dukesha e Cornwall, Camilla do të vizitojnë Kosovën. “Princi i Wales dhe Dukesha e Cornwall do të zhvillojnë vizita zyrtare në Kroaci, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi në mars 2016. Princi i Wales e ka vizituar tetë herë Ballkanin Perëndimor. Kjo është vizita e parë zyrtare e Dukeshës së Cornwall në Kroaci, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi”, thuhet në njoftim. Princi Charles ka vizituar Ballkanin për herë të parë më 1978, para se 4 vende të Evropës juglindore të pavarësoheshin. Detajet e turit që mund të zgjasë 10 ditë nuk janë bërë ende publike
Sigal